Me orë ekologjike shënohet 5 Qershori Dita botërore e mjedisit jetësor

minister2Me kumtesën e fushatës njëjavore për shënimin e 5 Qershorit Ditës botërore të mjedisit jetësor, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti iu drejtua nxënësve të shkollës fillore “Ismail Qemali” në komunën e Çairit.

-Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me UNDP dhe Milieukontakt Maqedonia e filloi fushatën për shënimin e 5 Qershorit Ditës botërore të mjedisit jetësor. Orë ekologjike do të mbahen gjatë kësaj dhe javës tjetër në shkollat fillore në 6 komuna të Shkupit. Interesante dhe atraktive është ajo se ora ekologjike do të realizohet në laboratorin lëvizës të Ministrisë, i cili njihet si Eko-karavan dhe i cili përsëri është vënë në përdorim me ndihmën e USAID-it në kuadër të projektit për strategji komunale të ndryshimeve klimatike i realizuar nga Milieukontakt Maqedonia. Temë e orës edukative janë ndryshimet klimatike, ngrohja globale, pasojat e shkaktuara nga to, ndërsa do të prezentohen edhe instrumentet për grumbullimin e të dhënave valide për proceset që ndodhin në mjedisin jetësor, për të fituar një pasqyrë më të qartë për ndryshimet në klimë – theksoi ministri Ameti. Qëllimi kryesor sipas ministrit Ameti nuk është vetëm të edukohet, por edhe të nxiten ndryshime në sjelljet e përditshme me të cilat çdo individ me pak përpjekje do të jap kontributin e vet për një mjedis jetësor më të pastër dhe të ruajtur.

Në orën ekologjike mori pjesë edhe drejtori i kësaj shkolle dygjuhësore Kadri Agushi, ndërsa nxënësit i vizitoi dhe i përshëndeti kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti.