Gjendja me sistemin për mbeturinat e baterive dhe mbeturinave elektrike dhe elektronike në Republikën e Maqedonisë

th(29.01.2015) – Prodhuesit dhe importuesit e pajisjeve elektronike (prej të cilave 95% janë importues, ndërsa një pjesë e vogël prodhues) nga 1 janari i vitit 2014 kanë obligim që të regjistrohen në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe këtë e kanë bërë më shumë se 450 subjekte – informoi zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor Stevo Temellokovski, në fjalim e tij në pres konferencën që u mbajt sot dedikuar “Gjendjes me sistemin për mbeturinat e baterive dhe mbeturinave elektrike dhe elektronike në Republikën e Maqedonisë”.

Sipas tij, në periudhën e kaluar pjesërisht është përmirësuar gjendja me menaxhimin e mbeturinave të baterive, proces i cili filloi që të zbatohet në RM me sjelljen e Ligjit për menaxhimin me bateritë dhe akumulatorët dhe mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët në vitin 2012. Pas gati tri viteve të hyrjes në fuqi të këtij Ligji, Ministria vërejti se ende ka nevojë për një fushatë të fuqishme dhe promovim të ligjit, që të sigurohet implementimi i tij më i mirë.

- Në çdo rast, detyrimet ligjore në pjesën e regjistrimit janë implementuar dhe deri më tani janë regjistruar më shumë se 500 prodhues dhe një pjesë e tyre tani më janë anëtarë të trajtuesve kolektiv në vend. Numrat e saktë për sasitë e mbledhura të mbeturinave të baterive dhe akumulatorëve do ti kemi pas marsit të këtij viti, kur në pajtim me Ligjin do të dorëzohen raportet vjetore nga trajtuesit kolektiv – njoftoi Temellkovski.

Në fund të fjalimit të tij, zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor e shprehi shpresën e tij, që kryetarët e komunave, të cilët janë faktorë të drejtpërdrejt në këtë proces, aktivisht të vazhdojnë me aktivitetet e filluara në periudhën e kaluar për vendosjen e struktures për implementimin e Ligjit.– Komunat janë të obliguara që të krijojnë lokacione ku qytetarët do të mund ti deponojnë aparatet e pashfrytëzuara. Procesi është në rrjedhë. Qyteti i Shkupit ka formuar qendrën për deponim, në afërsi të Qendrës sportive „Boris Trajkovski“, ndërsa sisteme për deponimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike po ndërtohen edhe në Ohër dhe Koçanë, tha Temelkovski.

Për deponimin jo adekuat të mbeturinave të këtilla vijon gjoba prej 60 еuro për qytetarët, ndërsa për këtë kontroll janë të obliguar inspektorët e mjedisit jetësor. Nga ana tjetër Ministria edhe në periudhën e ardhshme do të punojë në fushatën për ngritjen e vetëdijes publike, me qëllim që më lehtë të vendoset një sistem i qëndrueshëm i menaxhimit me këtë lloj mbeturine.

Në konferencën për shtyp fjalim patën edhe ambasadori i Mbretërisë Norvegjeze në Beograd, E.T. Nils Ragnar Kamsvag, me ndihmën e të cilit po realizohet projekti për mbeturinat e baterive dhe menaxheri i SHPK Nula Otpad, veprimtari kolektiv për mbeturinat e baterive dhe mbeturinat elektronike, Marjanço Dameski i cili informoi se interesi te kompanitë të cilat importojnë ose prodhojnë mbeturina elektrike dhe elektronike po rritet, por ata nuk janë të informuar sa duhet dhe nuk dinë se si duhet të zbatohet.