СОР23: Nuk do të negocohet për Marrëveshjen e Parisit, por për zbatimin e saj

IMG-3b0f77f56552b024f6d7ffb2dbb60183-VZëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, mori pjesë në hapjen e segmentit të lartë të Konferencës së 23-të të Palëve të Konventës në Kuadër të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (COP23).

Në këtë segment të Konferencës, që do të zhvillohet sot dhe nesër, marin pjesë krerë shtetesh ose krerë qeveritarë, ministra dhe shefa të tjerë të delegacioneve që kanë mundësinë të japin një deklaratë tre minutëshe mbi arritjet kombëtare në lidhje me realizimin e qëllimeve të Marrëveshjes së Klimës së Parisit.

Krahas fjalimit të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, i cili theksoi nevojën për ambicie më të madhe në veprimin në pesë fushat: emetimet, përshtatjet, financat, partneritetet dhe udhëheqjen, me vëmendje të madhe u ndoqën edhe fjalimet e një numri kryetarësh shtetesh, ndër të cilat edhe ai i kancelaressë Gjermanisë, Angela Merkel dhe ai i presidentit francez Emanuel Markon.Në përgjithësi, qëndrimi i përfaqësuesve të lartë të bashkësisë ndërkombëtare është se Marrëveshja e Parisit është diçka që nuk do të negociohet përsëri. Mund të negociohet vetëm për zbatimin e saj.

Fjalimi i zëvendësministrit Makraduli, është planifikuar për nesër, më  16.11. 2017. në një sesion që fillon në orën 15.