СОР 23: Fjalimi i Makradulit në Sesionin Plenar në segment të lartë

BonTë nderuar,

Ju njoftojmë se zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Jani Makraduli,mbajti fjalim në seancën plenare të pasdites së segmentit të lartë të Konferencës së 23-të të Palëve në UNFCCC (COP 23), duke informuar komunitetin ndërkombëtar për progresin e Republikës së Maqedonisë në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Klimës së Parisit. Në vazhdim, Judërgojmëfjalimin në tërësitë zëvendësministrit të Mjedisit Jetësor.

I nderuar kryesues,

Të nderuar përfaqësues të lartë të Konferencës së 23-të të Palëve të Konventës në Kuadër të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC),

Kolegë të shquar,

Kam kënaqësinë t’Ju informoj se 10 ditë më parë, Maqedonia e ratifikoi Marrëveshjen e Parisit.

Si një Qeveri e re reformatore, brenda 3 muajve, e shfrytëzuamfrymën e kësaj Konference të 23-të të Palëve “Më tej, më shpejt, së bashku” si një nxitje për sigurimin e të gjitha kushtevetë nevojshme për ratifikimin unanim të Marrëveshjes së Parisit.

Republika e Maqedonisë me një angazhim më të madh është bashkuar ndaj përpjekjeve globale për ballafaqimin me ndryshimet klimatike dhe për të lejuar rritjen dhe zhvillimin e ulët të karbonit. Edhe për më tepër, në Raportin e dytë dyvjeçar (i cili do të dorëzohet zyrtarisht në UNFCCC deri në fund të vitit), i kemi analizuar gjithashtu edhe mundësitë për intensifikimin e veprimit tonë klimatik, përkatësishtzgjedhjen nëse duam të vazhdojmë të ndjekim reçetë për një jetë të rehatshme ose të jemi kampionë më ambiciozë të klimës ?

Megjithëse Republika e Maqedonisë është një vend që nuk është në Aneksin I të UNFCCC, është një vend kandidat për anëtarësim në BE (BE) dhe prandaj duhet t’i përmbahet Politikës së BE-së për Klimën dhe Energjinë, e cila përcakton detyrimet për vendet që janë pjesë e Aneksit I. Duke pasur parasysh këtë, Republika e Maqedonisë ka bërë përpjekje vullnetare për të integruar, sa më shumë të jetë e mundur, parimet e raportimit të UNFCCC që zbatohen për shtetet e përmendura në Aneksin I të Konventës.

Ne jemi të angazhuar për #Veprimin  Klimatik! Por ne duhet të gjejmë një mekanizëm për mbështetje financiare shtesë për të zbatuar aktivitetet që janë planifikuar në dokumentet tona strategjike për ndryshimet klimatike. Si një vend i vogël që ndodhet në Ballkan, me  të ardhua të mesme, ne nuk kemi qasje në më shumë burime. Vendet me të ardhura të mesme, përveç fondeve nga buxheti i shtetit, huatë nga institucionet financiare ndërkombëtare, kanë nevojë për grante shtesë për të përballuar nevojat më urgjente të zbutjes dhe përshtatjes. Kjo duhet të merret parasysh, sidomos nga Fondi i Klimës së Gjelbër.

Pa zbatim, ratifikimi do të mbetet vetëm një votë e thjeshtë. Sfida është para nesh, ne duhet të organizojmë veten në mënyrë që të japim një përgjigje më të fokusuar në përputhje me angazhimet tona dhe të marrim hapa të rëndësishëm në të ardhmen për ndryshimet transformuese.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë janë fuqimisht të përkushtuar që të lëvizin vendin nga një recetë për një jetë të rehatshme për një kampion klimatik dhe të dinë se si të arrijnë atje.

Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë është një nga qytetet më të ndotura në botë. Ekziston një korrelacion i fortë midis ndotjes së ajrit dhe ndryshimeve klimatike. Në Raportin e Dytë dyvjeçarë, ne morëm një hap përpara për t’u bërë kampione të klimës duke analizuar masat fitimprurëse win-win që lidhen me ngrohjen në kryeqytetin e Maqedonisë – Shkup dhe ndikimin e tyre në reduktimin e emetimeve të gazrave serrë dhe ndotjen e ajrit në Shkup .

Ndryshimi i klimës ofron një mundësi për rritjen dhe zhvillimin e shtetit. Ne jemi të gatshëm ta përdorim këtë mundësi – “Më shpejt dhe së bashku për gjeneratat e ardhshme”.