FTESË PËR MEDIA 30.11.2021

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, ju fton në brifing, më 1 dhjetor 2021 (e mërkurë), me rastin e hyrjes në fuqi të dispozitave që ndalojnë përdorimin e qeseve plastike për bartjen e mallrave në treg në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas Ligjit të ri për menaxhimin e paketimit dhe mbeturinave të paketimit.

Brifingu do të mbahet në orën 11:00 në sallën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në katin e 7-të. (sheshi Presveta Bogorodica nr. 3, kati 7).