KUMTESË për ndërprerje të debatit publik

СООПШТЕНИЕ  за прекинување на јавната расправаMinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) në përputhje me nenin 95 të Ligjit për mbrojtjen e natyrës, duke vepruar me propozimin e Këshillit të komunës së Ohrit, ndërsa sipas informacionit të publikuar më parë publikisht më 14.09.2021 kishte caktuar një debat publik mbi projektligjin për shpalljen e Kënetës së Studençishtës për park të natyrës, bazuar në nenin 6 të Dekretit për pjesëmarrje të publikut (Gazeta Zyrtare nr. 147/2008).

 

I gjithë procesi i MMJPH -së është kryer në mënyrë transparente, me ç’ rast më 16.06.2021 në Regjistrin e vetëm elektronik kombëtar të rregulloreve në RMV (www.ener.gov.mk) u publikua Njoftimi për publikun se ka filluar procedura për miratimin e Ligjit për shpalljen e Kënetës së Studençishtës për park të natyrës. Projektligji dhe dokumentet e tjera shoqëruese u botuan më 24.06 2021, ndërsa Draft Raporti për Vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor për miratimin e Projektligjit për shpalljen e Kënetës së Studençishtës për park të natyrës u publikua më 21.07.2021. Gjithashtu, të gjitha këto dokumente janë publikuar në faqen e internetit të MMJP-së (www.moepp.gov.mk).

Debati publik mbi Projektligjin për shpalljen e Kënetës së Studençishtës për park të natyrës ishte planifikuar të mbahej virtualisht përmes platformës ZOOM dhe në mënyrë hibride në Sallën e komunës së Ohrit.

 

Për shkak të transparencës në procedurë dhe përfshirjes së popullatës lokale, u sigurua një riproduksion i drejtpërdrejtë në debatin publik në komunën e Ohrit me qëllim që të vazhdojë zhvillimi transparent i procesit.

Popullsia lokale mund ta ndiqte dhe të marrë pjesë në debatin publik përmes një video bimi që ishte vendosur në sallën e madhe komunale në komunën e Ohrit, e cila do t’u mundësonte pjesëmarrësve në debatin publik të paraqesin komentet e tyre me gojë ose me shkrim deri te MMJPH mbi propozimin e paraqitur për shpalljen Kënetës së Studençishtës-  Zonë të mbrojtur.

Gjatë debatit publik, një grup qytetarësh që posedojnë prona private në Kënetën e Studençishtës, përmes një avokati të autorizuar, kërkuan shtyrjen e debatit publik për shkak të çështjeve të pazgjidhura në lidhje me pronat në Kënetën e Studençishtës. E njëjta kërkesë është paraqitur me shkrim, të cilës MMJPH-ja iu përgjigj në një afat të shkurtër. Gjatë debatit publik, kryetari i Ohrit, si parashtrues i nismës për shpalljen e Kënetës së Studençishtës si zonë e mbrojtur në kategorinë e parkut natyror, kërkoi që debati publik të ndërpritet dhe deklaroi se ai do të organizonte takime me qytetarët e Ohrit , pronarë të pronave në Kënetën e Studençishtës me qëllim të harmonizimit në lidhje me përdorimin e pronave në Kënetën e Studençishtës, pas së cilës në një termin tjetër debati publik përsëri do të caktohej.

Gjatë debatit publik nga një grup qytetarësh, pronarë të pronave private, në MMJP do të vazhdojë procedura për shpalljen e Kënetës së Studençishtës për të park natyror pas mbajtjes së debatit publik, i cili është një detyrim i Ligjit për mbrojtjen e natyrës

Dëshirojmë të informojmë se derisa zgjatë procedura për shpalljen e lokalitetit Këneta e Studençishtëssi zonë e mbrojtur në kategorinë e parkut natyror, në përputhje me nenin 97 paragrafi (2) të Ligjit për mbrojtjen e natyrës, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini mori Vendim për mbrojtje të përkohshme të Kënetës së Studençishtësnr. 164/2021 (Gazeta Zyrtare e RMV nga 19.07.2021). Mbrojtja e përkohshme e zonës do të zbatohet deri në ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit me të cilin do të shpallet Këneta e Studençishtëssi zonë e mbrojtur, i cili është në fazën përfundimtare të përgatitjes.

Sipas Vendimit për mbrojtjen e përkohshme të Kënetës së Studençishtës, gjatë kohës së mbrojtjes së përkohshme të zonës nuk do të zbatohen aktivitete nga: PPU ekzistues i qytetit të Ohrit në pjesën e Komunitetit Urban – KU 17, Blloku Urban – BU 17.1, si dhe përgatitja dhe miratimi i planeve urbanistike dhe projekteve urbane, projekte urbane për rregullimin e katit përdhes, zbatimi i procedurës për përcaktimin e statusit ligjor të ndërtesave të ndërtuara pa leje, zbatimi i procedurës për shndërrimin e përhershëm të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, asgjësim të rrënojave dhe mbeturinave komunale, përdorimi i pesticideve kimike dhe plehrave minerale për aktivitetet bujqësore, dhënia e koncesioneve të reja ose zgjerimi në përputhje me rregulloret për koncesionet dhe partneritetin publik-privat, rregulloret për tokën ndërtimore, si dhe rregulloret në fushën e gjuetisë dhe peshkimit dhe zgjerimi ose ndërtimi i rrugëve të reja.