Sfidat bashkëkohore të gjeologjisë në fokus të Kongresit të tretë të gjeologëve të Republikës së Maqedonisë

4(30.09.2016) Sot dhe në dy ditët në vijim, në Struga mbahet Kongresi i tretë i gjeologëve të Republikës së Maqedonisë.Kongresi është organizuar nga Shoqata e gjeologëve të Maqedonisë dhe Universiteti “Goce Dellçev” nga Shtipi, të mbështetur nga një numër i madh i kompanive dhe partnerëve.

Duke pasur parasysh traditën e gjatë të shkencës së gjeologjisë, por njëherësh duke pare momentin aktual , Këshilli Organizativ dhe ai shkencor vendosën që temat kryesore të Kongresit të kenë lidhshmëri me: Gjeologjinë dhe shoqërinë, Gjeologjinë fundamentale dhe Gjeologjinë e ekonominë.

Nga punimet e paraqitura në Kongres është botuar një Përmbledhje, në të cilën në mbi 700 faqe janë shfaqur gjithsej 105 punime shkencore origjinale, të përgatitura nga mbi 350 autorë dhe bashkautorë nga Maqedonia dhe më gjerë. Nga përmbajtja e tyre mund të vërehet lidhshmëria e metodave hulumtuese tradicionale dhe aplikimi i teknologjive të reja bashkëkohore gjatë studimeve gjeologjike, duke përfshirë edhe metodat më bashkëkohore instrumentale, laboratorike dhe të terrenit, sistemet për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave si dhe përcjellja e parametrave të mjedisit jetësor.

Me rëndësi të veçantë sipas dr. Sonja Lepitkova, kryetare e Këshillit organizativ, është vendosja e gjeologjisë në funksion të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe trajtimit të sfidave që kanë dimenson global.

-Theks i veçantë në këtë Kongres iu vu gjeologjisë dhe lidhshmërisë së saj me ekologjinë. Ajo është e lidhur me ndryshimet klimatike, me tërmetet dhe me fenomene tjera që po i ndodhin sot planetit Tokë. Në koleracion është edhe më gazrat serrë, pastaj me ndotjen e ajrit, të ujërave nëntokësore, të tokës dhe shumë gjëra tjera me të cilat përballemi në nivel global. Duam të tregojmë se gjeologjinë dhe ekologjinë nuk duhet ti shikojmë të mbyllura në suazat e një hapësire dhe të një shteti., por si diçka shumë më të gjerë, meqë ndikimi i proceseve që i përfshijnë këto shkenca në mënyrë të pashmangshme është rajonal dhe transkontinental, tha Lepitkova.

Fjalë përshëndetëse mbajtën edhe rektori i Universitetit “Goce Dellçev” prof. Bllazho Boev, i cili në ligjëratën plenare vuri theks të veçantë në lidhshmërinë mes gjeologjisë dhe ndryshimeve klimatike.

Mes mysafirëve ishin edhe përfaqësues të fushës së shkencës së gjeologjisë nga Kroacia, Serbia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova.