OBSH do të ndihmojë në forcimin e komponentit shëndetësor në luftën kundër ndotjes së ajrit

makraduli_szo1(22.01.2019) Sot, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, mori pjesë në një takim me përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në të cilin u shqyrtuan aspektet kryesore të zgjidhjes afatgjatë të problemit të ndotjes së ajrit.

Në kuadër të takimit, zëvendësministri prezentoi Planin për ajër të pastër të Qeverisë dhe u diskutuan mundësitë për aktivitete dhe aksione të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë në masë të madhe në reduktimin e ndotjes së ajrit. U vlerësua se Plani i përcjell përvojat botërore dhe rekomandimet për reduktimin e ndotjes, me theks në futjen e komponentës shëndetësore në Plan dhe Program.

Takimi i punës u zhvillua në kuadër të projektit të OBSH-së “Misioni i përfaqësimit në nivel të lartë për shëndetin dhe mjedisin jetësor” në kontekst të gjendjes aktuale të mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë.

Qëllimi i këtij projekti është të ofrojë mbështetje për Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe të konkretizojë gjithë atë që OBSH mund t’i ofrojë vendit në luftën kundër ndotjes së ajrit dhe zvogëlimit të ndikimeve negative në shëndet. Gjithashtu, janë shqyrtuar edhe mundësitë për krijimin e partneritetit dhe koordinimin me sektorin e shëndetësisë në vend.