Pastrohet dhe rregullohet Kanjoni i Matkës

13708336_1018222281597088_1918409991043447088_o(16.07.2016) Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, sot vizitoi Kanjonin e Matkës ku me iniciativë të tij po zbatohet aksioni për pastrimin dhe rregullimin e hapësirës. Krahas grumbullimit të mbeturinave të hedhura në mënyrë të parregullt dhe sigurimit të kazanëve  plotësues të mbeturinave, aksioni ka për qëllim edhe ngritjen e vetëdijes publike dhe zhvillimin e shprehive të mira te vizitorët si të veprohet me mbeturinat komunale. Kjo do të kontribuojë për  mjedis jetësor më të pastër dhe të ruajtur në këtë vend të bukur, i cili njëherësh është edhe monument i  natyrës.

Në aksion u përfshinë ndërmarrjet publike komunale nga Qyteti i Shkupit dhe komuna e Sarajit, përfaqësues të ARM-së, si dhe vullnetarë  nga komuna dhe vendbanimet përreth. Mbeturina u mlodhën në dhe rreth rrugicës së kajakëve përskaj lumit Treska, deri te  penda e kanjonit të Matkës, ndërsa në këtë   pjesë janë vendosur gjashtë stola të rinj dhe 20 kazanë për mbeturina  të siguruar nga  vepruesi kolektiv me mbeturina “Pakomak”.