Mbahet takimi rajonal për menaxhim me substancat që e hollojnë mbështjellësin e ozonit

Në periudhën prej 10-të deri 12-të maj, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara për mjedisin jetësor (UN Environment) dhe Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) tradicionalisht për herë të tretë organizon Takim të Rrjetit rajonal për mbrojtje të mjedisit jetësor të shteteve nga Evropa dhe Azia Qendrore.

Në këtë takim marrin pjesë 60 pjesëmarrës nga shtetet e rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore, përfaqësues të Sekretariatit për mbrojtje të mbështjellësit të ozonit pranë Kombeve të Bashkuara për mjedisin jetësor, Fondi shumëpalësh i protokollit të Montrealit për substancat që e hollojnë mbështjellësin e ozonit, UNIDO, UNDP, OKB për Mjedisin jetësor dhe ekspertë nga sfera e menaxhimit me substancat që e hollojnë mbështjellësin e ozonit nga shtetet e BE-së dhe më gjerë.

Tema kryesore e takimit është menaxhimi me substancat që hollojnë mbështjellësin e ozonit si dhe vendosja e kornizës insitucionale dhe juridike për reduktim adekuat të grupit të substancave HFC.