Po intensifikohet Bashkëpunimi me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

ebrd3(28.01.2019) Sot, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Sadulla Duraki mbajti një takim pune me Lin O`Grejd, Zëvendës Udhëheqës i Infrastrukturës Lokale dhe Mjedisit Jetësor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Në takim u diskutua për mbështetjen që Republika e Maqedonisë dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e kanë nga BERZH-i në zbatimin e projekteve për mbrojtjen e mjedisit. Theks i veçantë u vu në realizimin e projektit për ndërtimin e një centrali qendror të trajtimit të ujërave të zeza për Qytetin e Shkupit.

Edhe pse projekti është në fazë të avancuar, me dokumentacion të përgatitur në vitin 2017 me mbështetjen e Qeverisë Franceze dhe kompanisë EGIS, aktualisht, me mbështetjen e institucioneve financiare ndërkombëtare si BERZH dhe EIB, po bëhet plotësimi/rishikimi i Studimit të fizibilitetit, Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis në përputhje me kërkesat e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe përgatitjen e dokumentacionit të tenderit për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza për Qytetin e Shkupit. Vlera totale e investimit, për të cilat BERZH dhe EIB kanë treguar interes, është 120 milion euro.

Punët ndërtimore për të njëjtin do të fillojnë në vitin 2020.

Aktualisht, përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor dhe NKPUjësjellësi dhe Kanalizimi Shkup, janë miratuar grant fonde në vlerë prej 350,000 euro për NKP Ujësjellësi dhe Kanalizimi, për krijimin e një strukture operacionale dhe përgatitjen e fazës së zbatimit.