Rekonstruim në rrugë, arsyeja e rritjes së koncentrimeve të grimcave PM 10 në Tetovë

tetovoGjatë ditëve të kaluara, stacioni matës ne Tetovë, me lokacion në oborrin e Shkollës Fillore “Shën Kirili dhe Metodij”, tregon se koncentrimet e grimcave PM 10 janë mbi vlerat e lejuara.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, kërkoi nga Inspektorati Shtetëror për Mjedis të dal në teren dhe nga afër të kontrollojë burimet e mundshme të ndotjes. Pas inspektimit në teren, u konstatua se në Bul. Vidoe Smilevski Bato, afër vendndodhjes së stacionit matës është duke u zhvilluar rekonstruim i rruges, dhe si rrjedhojë gjenerohet sasi e konsiderueshme e pluhurit. Janë kontaktuar shërbimet e NP ”Makedonijapat” dhe janë obliguar që të bëjnë rregullisht spërkatje të rruges me ujë gjatë gjithë procesit të rekonstruimit të rrugës, me çka sasia e pluhurit të gjeneruar do të ulet në vlerat e lejuara.