U riafirmuan përparësitë kryesore afatgjate të bashkëpunimit midis MMJPH dhe Agjencive të Kombeve të Bashkuara

MZSPP_UN_1Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe Koordinatorjae Përhershmee Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut E. S. Rosana Duxhiak,e realizuan takimin e parë në mandatin e ri të Ministrit Nuredini.

Në këtë takim u riafirmua angazhimi i të dy palëve për një bashkëpunim të përbashkët që çon në një Republikë të Maqedonisë së Veriuttë prosperuar, gjithëpërfshirëse dhe elastike në fushën e mjedisit. Gjegjësisht, u riafirmuan, përparësitë kryesore afatgjate në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike mbi të cilat Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor së bashku me Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në RMV bashkëpunojnë në zbatimin e tyre për një kohë të gjatë.

Dokumentet strategjike “Korniza e Kombeve të Bashkuara për Bashkëpunim 2021 – 2025″ dhe “Dokumenti i Programit të UNDP 2021 – 2025″ janë vizione programore për sistemin e transformimit që çon në rritjen e përshpejtuar, gjithëpërfshirëse të rritjes ekonomike të gjelbër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfunduan bashkëbiseduesit.