U shqyrtuan projektet e mundshme në komunën e Tearcës

(05.01.2016) Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sot vizitoi komunën e Tearcës me ç’rast zhvilloi një takim me kryetarin e komunës Isen Asani. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e mundshëm midis Komunës dhe Ministrisë për realizimin e projekteve të përbashkëta në mbrojtjen e mjedisit jetësor. Theks i veçant iu vu nevojës për një sistem të pastrimit të ujërave të zeza si dhe çështjes për menaxhimin me mbeturinat komunale.