Takim pune i Ministrit Duraki me Këshilltarin në zyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Botërore në Uashington

(01.11.2018) Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Sadulla Duraki pati një takim pune me Këshilltarin e ri në zyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Botërore në Uashington, Nina Fiti Nedelkovska.

Në takim, Nedelkovska u njoftua me aktivitetet dhe projektet e tanishme dhe të ardhshme të Ministrisë, pas së cilës bashkëbiseduesit zhvilluan një diskutim aktiv mbi mundësitë e avancimit dhe përmirësimit të cilësisë së bashkëpunimit midis dy institucioneve.