Punëtoria: “Përmirësimi i cilësisë së ajrit nëpërmjet standardeve”

3(03.06.2019) Me qëllim të theksimit të nevojës për harmonizimin e standardeve mjedisore kombëtare maqedonase me ato ekzistuese dhe të aplikuara në Bashkimin Evropian, sot në Shkup, u mbajt një seminar me temën: “Përmirësimi i cilësisë së ajrit nëpërmjet standardeve”.

Seminarin e hapisekretarjashtetëroree Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska, e cila së pari theksoi rëndësinë e krijimit dhe barazimit të Maqedonisë me të gjitha standardet relevante evropiane në mbrojtjen e mjedisit si kusht i domosdoshëm për harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit tonë kombëtar me ligjin e Bashkimit Evropian.

- Duke pasur parasysh se Komisioni Evropian ka konfirmuar se standardet janë një mjet për inkorporimin e aspekteve mjedisore në shumë fusha, nëpërmjet rezultateve të kësaj punëtorie dhe duke miratuar standardet evropiane në sektorin e mjedisit, do të mundësohet që palët tona të interesuara të kontribuojnë dhe të angazhohen në këtë proces – tha Petrovska, duke shtuar se standardet evropiane do të zbatohen në mbrojtjen e cilësisë së ajrit edhe në vendin tonë.

Drejtori i Institutit të Standardizimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut (ISRMV), Xhevat Kicara, theksoi se kjo punëtori do të mundësojë përfshirjen e disa organizmave të standardizimit dhe organizatave kombëtare mjedisore nga vendi ynë në përmirësimin e cilësisë së ajrit nëpërmjet standardeve, duke e çuar procesin më afër qytetarëve..

Natasha Amdiju nga Instituti i Gjelbër, theksoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë dhe më të koordinuar me autoritetet lokale në vendosjen e standardeve përkatëse kombëtare, por gjithashtu përfshirjen e sektorit civil në detektimin e gjendjes momentale të ajrit meqë ne të gjithë punojmë për të arritur rezultate më të mira, e kjo është ajër më i pastër për të gjithë ne.

Punëtoria zhvillohet në kuadër të projektit “Përfshirja e më shumë organizmave për standardizim dhe organizata kombëtare të mjedisit jetësor në standardizimin në aspektin e mjedisit jetësor”, financuar nga Komisioni Evropian dhe EFTA nëpërmjet FPA një marrëveshjejemidis Komisionit Evropian dhe Organizatës Evropiane për Standardizim (CEN).

Organizatorë të ngjarjes janë Instituti i Standardizimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Organizatën Evropiane për Standardizim (CEN) dhe Qendrën e Informimit të BE-së.