Vazhdon bashkëpunimi me Bankën Botërore në fushën e cilësisë së ajrit

svetska bankaZëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, të hënën realizoi një takim virtual me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore në lidhje me temën për ndotjen e ajrit, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe zbulimit të sfidave dhe mundësive për qasje më të suksesshme në menaxhimin e cilësisë së ajrit në vednin tonë.

Në fokus të diskutimeve ishte përforcimi i kapaciteteve të monitorimit të cilësisë së ajrit, vlerësimi i mundësive për mbështetje financiare nga Banka Botërore në realizimin e projekteve në komunat ku ka tejkalim të vlerave të lejuara për cilësinë e ajrit dhe zbatimit të politikave të mbrojtjes së ajrit nëpërmjet legjislacionit primar dhe dytësor.

Gjatë takimit u diskutua nevoja për prezantimin e metodave të reja për monitorimin e cilësisë së ajrit në Laboratorin Qendror, nevoja e zhvillimit të planeve vendore për cilësinë e ajrit dhe kontrollin e ndotjes, si dhe nevoja për mbështetje teknike për forcimin e kapaciteteve institucionale në këtë fushë.