Filloi ndërtimi i rrjetit sekondar të ujësjellësit për fshatin Nikishtan

nikistani1(10.10.2016) Më Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti dhe kryetari i k. së Gjorçe Petrovit Sokol Mitrovski sot e vendosën gur-themelin për ndërtimin e rrjetit sekondar të ujësjellësit për fshatin Nikishtan.

Për realizimin e projektit „Ndërtimi distribuimit të rrjetit primar dhe sekondar me gajtësi prej 3.304 m dhe pusetës ndarëse midis dy rezervoareve në f. Nikishtan“, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në pajtim me Programin për investime në mjedisin jetësor për vitin 2016 ndau mjete në vlerë prej 3.000.000,00 denarë..

Me këtë banorët e Nikishtanit do të fitojnë një rrjet stabil të ujësjellësit me të cilin në çdo shtëpi do të dërgohet ujë i pastër dhe i pijshëm.

Mjetet shtesë për realizimin e projektit i siguron k. e Gjorçe Petrovit , ndërsa Shoqata për ndërtim, transport dhe tregti TRANS MET SHPK Shkup është realizuese e punëve ndërtimore.