Filloi rehabilitimi dhe rindërtimi i rrjetit të kanalizimin në k. e Berovës

zamenik_stevo-temelkovski1Më (12.10.2016) Zv/ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, Nikolla Bertolini nga Delegacioni i BE-së në R. e Maqedonisë dhe kryetarët e komunave të Berovës dhe Pehçevës, Dragi Naxhinski dhe Igor Popovski sot, në Berovë shënuan fillimin e punimeve ndërtimore të projektit “Rehabilitimi dhe rindërtimi i rrjetit të kanalizimit në komunën e Berovës”.

Në fjalimin e tij zv/ministri Temellkovski theksoi:

- Ky projekt parasheh masa për mbindërtimin e sistemit ekzistues për ujërat e zeza, do të cilat do të kontribuojnë për përmirësimin e standardeve sanitare për banorët, reduktimin e problemeve në mirëmbajten e sistemit, mbrojtjen e rrjedhave ujore si dhe funksionimin e drejtë të stacionit për trajtim në këtë komunë.

Projekti investues me një vlerë të përgjithshme prej 3.863.186 euro, përfshin ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza me një gjatësi prej rreth 25 kilometra, ndërsa janë paraparë edhe rehabilitimi dhe zëvendësimi i seksioneve kritike të indentifikuara në kanalizimin ekzistues në Berovë dhe Pehçevë, si dhe zgjerimi dhe ndërtimi i kanalizimit të ri në zonat të cilat për momentit nuk janë të mbuluara me shërbimet e grumbullimit të ujërave të zeza.

Punimet ndërtimore do të zhvillohen në bregun e majtë dhe të djathtë të lumit Bregallnicë në Berovë, në liqenin e Berovës, në vet komunën e Berovës, në vendbanimet Vlladimirovë dhe Smojëmirovë si dhe Komunën e Pehçevës dhe vendbanimin Çiflik.

Me realizimin e këtij projekti pritet që të zgjidhen edhe problemet me dukurinë e përmbytjeve në periudhat e shirave me intenzitet të lartë dhe ndotja e lumit Bregallnicë me ujërat e zeza.

Mjete për realizimin e projekti janë siguruar përmes instrumentit për ndihmë paraqasëse komponenta 3, ndërsa shfrytëzues përfundimtarë është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Berovës.