Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e kanalizimit fekal në komunën e Haraçinës

1Sot,në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor  dhe Planifikimit Hapësinor, ministri Sadulla Duraku nënshkroi marrëveshjen me përfaqësuesin e Shoqatës së ndërtimtarisë, transportit, tregtisë dhe shërbimeve JU-BAJ nga Shkupi.

Marrëveshja ka të bëjë me ndërtimin e një pjese të kanalizimit fekal në f. Haraçinë, komuna e Haraçinës. Vlera e marrëveshjes arrinë rreth 35 milionë denarë.

Me këtë projekt parashihet ndërtimi i rrjetit të kanalizimit primar i përbërë nga 7 krahë kryesorë dhe 5 ndihmës me gjatësi prej 3030 metra, prej të cilëve Ministria e Mjedisit Jetësor  dhe Planifikimit Hapësinor, do të realizojë ndërtimin e Krahut 4 dhe Krahut 7.