Nënshkruhen marrëveshjet për ndërtimin e 19-të hidrocentraleve të vogla

1(08.05.2015.) – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot nënshkroi marrëveshje me 12 koncesionerë për ndërtimin e 19-të hidrocentraleve të vogla. Vlera e kompensimit koncesionar të njëhershëm është afro 150 milionë denarë.

Marrëveshjet i nënshkruan ministri Nurhan Izairi dhe përfaqësuesit e koncesionerëve. Koncesioni është për 23 vite, përkatësisht periudhë prej tri vitesh për ndërtim dhe 20 për shfrytëzim të hidrocentraleve të vogla. Hidrocentrale të vogla do të ndërtohen në lumenjt Ehloeçka, Smiljanska, Padalishka, Ribniçka, Konska Kovaçka, Krapska, Topolka, Bregallnica, Klepalska, Beliçka dhe Zhelezna.

-   Pas përfundimit të evaluimit dhe miratimit të Raportit të Komisionit të zbatimit të procedurës për ndarjen e koncesionit për 80 hidrocentrale të vogla, Qeveria mori vendime për zgjedhjen e ofertave më të volitshme për ndarjen e koncesionit për shfrytëzimin e ujit dhe ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në 33 lokalitete. Ministria kontraktoi 12 marrëveshje me ofertuesit e zgjedhur, të cilët në afatin e paraparë i kanë plotësuar të gjitha kushtet të parapara me vendimin dhe dokumentacionin tenderik, me të cilat janë përfshirë 19 hidrocentrale të vogla, theksoi Izairi.

Me ndërtimin e këtyre hidrocentraleve të vogla, sipas tij, do të sigurohen 20 MW energji elektrike shtesë nga burime të përtëritshme.

Në emër të koncesionerëve, Predrag Çemerikiq përfaqësues nga HIGDROGEN ENERXHI GRUP informoi se kompania do të investojë 5 milionë euro në katër hidrocentrale të vogla.

-Shpresojmë se, të paktën gjatë këtyre 280 ditëve pasiqë u zgjodhëm, pa kurrfarë problemesh arritëm t’i grumbullojmë të gjitha dokumentet, ndërsa presim që kështu edhe të vazhdojmë dhe për disa muaj do të fillojmë me ndërtim, tha Çeverikiq.

Ai pret që në këtë periudhë gjatë vitit të ardhshëm do të fillojnë me prodhimin e energjisë së gjelbër.

Ky është tenderi i gjashtë për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla për prodhim ekologjik të rrymës.