Platforma e së drejtës ekologjike do të sigurojë mbështetje dhe partneritet shkencor dhe profesional

MANU5579Zëvendësministrja Oxhaklieska, në fjalën e saj përshëndetëse në ngjarjen për prezantimin e Platformës të së drejtës ekologjike, informoi në lidhje me rëndësinë e krijimit të legjislacionit të mirë që do të sigurojë të drejtën e garantuar me kushtetutë për mjedis jetësor të shëndetshëm dhe politikën e kundërvajtjes që do të ketë efekt parandalues ​​ndaj autorëvetë kundërvajtjeve në mjedisin jetësor.

Në fjalën e saj, Oxhaklieska informoi për progresin e dukshëm të MMJPH-së në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë evropian, por edhe për përpjekjet për rregullimin më të mirë të të drejtave dhe detyrimeve në nivel kombëtar dhe lokal, kryesisht me ndryshimin e tetë ligjeve nga sfera përkatëse, si dhe përgatitjen e një pakete prej 6 ligjeve të reja që rregullojnë menaxhimin e mbetjeve. Sigurisht, sipas saj, përfshirja e hershme e publikut të interesuar dhe profesional ka një rëndësi të madhe për të pasur ligje më të mira dhe më të zbatueshme.

Platforma e së drejtës ekologjike synon të sigurojë mbështetje shkencore dhe profesionale dhe partneritet midis të gjitha organeve shtetërore që kanë autoritetin për t’u marrë me përparësitë mjedisore nga njëra anë dhe Akademiae Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), shoqatate qytetarëve dhe ekspertëve nga ana tjetër.

Ngjarja organizohet nga Qendra për kërkime dhe analiza juridike, e cila në periudhën tetor 2020 deri në mars 2021 zbaton projektin “Vendosja e drejtësisë ekologjike efektive dhe efikase” si pjesë e programit Good Governance Fund, financuar nga UK aid përmes Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.