Oxhaklieska në një ngjarje kushtuar zbatimit të zgjidhjeve të reja ligjore për menaxhimin e mbeturinave

zamenikminister_sostanok- Grumbullimi, transporti, përzgjedhja, riciklimi i mbeturinave, trajtimi dhe përdorimi i tyre, me qëllim krijimin e një sistemi rajonal të menaxhimit të mbeturinave në vendin tonë, rregullohen në detaje nga Plani i ri Kombëtar i Menaxhimit të Mbeturinave për 10 vitet e ardhshme dhe 6 zgjidhjet e reja ligjore që u miratuan këtë vit – tha zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dr. Hristina Oxhaklieska në seancën e tretë të Grupit Punues 5, Mjedisi jetësor (Kapitulli 27) i Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoni e mbajtur me temën “Mbeturinat – ndotës apo burim? “Si të zbatohet më mirë ligji i ri për menaxhimin e mbeturinave”. Si të arrihet një zbatim më i madh i ligjit të ri për menaxhimin e mbeturinave“.

Duke theksuar nevojën për mbështetje të ndërsjellë dhe bashkëpunim me institucionet përkatëse, Oxhaklieska shtoi se paralelisht me planin për ndërtimin e deponive rajonale dhe mbylljen e deponive ilegale jo standarde, është e nevojshme të njihet vlera e mbeturinave si burim që mund të kthehet në sistemit ekonomik , duke i hapur rrugën zhvillimit të ekonomisë rrethore në vendin tonë.

Në debatin online morën pjesë ekspertë të mjedisit maqedonas dhe sllovakë, përfaqësues të komunitetit akademik, ambientalistë, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, komunitetit të biznesit, inspektorateve, ndërmarrjeve komunale dhe komunave në vendin tonë.