Oxhaklieska në një vizit pune në Kocani

Zamenik_poseta_Kocani(31.10.2020) Në vizitën e sotme të punës në Koçan nga Zëvendës Ministrja e Mjedisit Hristina Oxhaklieska, u mbajt një takim pune me Kryetarin e Komunës së Koçanit, Nikollço Iliev dhe Sekretarin e Komunës, Aleksandar Josifov, ku u bisedua për dy problemet thelbësore në pjesën e mjedisit jetësor , ndotjen ajrit dhe ujit nga një person juridik që ka një leje A të integruar dhe ndërtimi i një hidrocentrali të vogël në Mala Reka në afërsi të digës Gratçe.

Aktivitetet që vetëqeverisja lokale ka ndërmarrë për të zgjidhur problemin iu prezantuan Zëvendës Ministres, por vlerësimi i përbashkët ishte se zgjidhja e të dy problemeve duhet të bëhet përmes institucioneve të sistemit. U theksua roli i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, i cili përmes mekanizmave të tij do të mundësojë respektimin e rregulloreve dhe detyrimeve të ndërmarra me lejet që ata kanë. U thaksua bashkëpunimi i nevojshëm i qeverisë lokale dhe qendrore, përgjegjësia dhe transparenca në veprimet e të gjitha institucioneve brenda kompetencave të tyre .

U diskutua gjithashtu edhe për vendimin për shpalljen e Osogovës zonë të mbrojtur, për projekte që janë duke u zbatuar dhe kanë të bëjnë me mjedisin dhe projekte të ardhshme që qeveria lokale po bën përpjekje për t’i zbatuar, por kërkon ndihmë financiare nga qeveria qendrore.