Takimi zyrtar i Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z.Naser Nuredini, me ambasadoren e Australisë E.T Rut Stjuart

2Më 29 gusht 2019, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, u takua me ambasadoren e Australisë E.T Rut Stjuart.

Në këtë takim, diskutimi u përqëndrua në shqyrtimin e mundësive për shkëmbimin e përvojavetë Australisë në dekontaminimin e sipërfaqeve të ndotura. Australia, gjithashtu si anëtaree Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, mbështet Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saj për të zbatuar planet e ruajtjes së Liqenit të Ohrit.

Ministri Nuredini, falënderoi ambasadoren Stjuart për përkrahjen dhe shpjegoi aktivitetet dhe planet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriutpër temat e lartpërmendura.

Ambasadorja Stjuart, falënderoi ministrin Nuredini për shpjegimin e hollësishëm të planeve dhe aktiviteteve  të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.