Takim zyrtar i Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini me Koordinatorin e Përhershëm të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut Narine Sahakjan

4Më 16 gusht 2019, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini u takua me Koordinatorin e Përhershëm të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut Narine Sahakjan.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është një nga bashkëpunëtorët kryesorë të përfshirë në punën e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara. Zonja Sahakjan prezantoi korrnizën aktuale të projektit, që merret me mbrojtjen nga përmbytjet në rajonin e Pollogut dhe Strumicës, ndotjen e ajrit, zbatimin dhe monitorimin e Konventës Korrnizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës dhe përmirësimin e kapaciteteve menaxhuese në zonat e mbrojtura.

Ministri Nuredini shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë e tij që Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara është një bashkëpunëtor i rëndësishëm në realizimin e prioriteteve kombëtare ne sferën e mjedisit dhe përcolli angazhimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin dhe partneritetin në arritjen e prioriteteve strategjike dhe kombëtare nga sfera e mjedisit jetësor.