Мbahet debati publik për stacionin e pastrimit të ujërave të zeza për qytetin e Shkupit

5(30.10.2015)Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, mbajti fjalim në debatin publik me temë: ”Vlerësimi i zgjidhjeve të mundshme për trajtimin e ujërave të zeza dhe llumit dhe zgjidhjet e rekomanduara tekniko-teknologjike”, ku para publikut më të gjerë, sektorit joqeveritar, sektorit të biznesit , ekspertëve dhe shkencëtarëve nga vendi dhe të interesuarve tjerë, u prezentuan dhe arsyetuan zgjidhejet e parapara dhe të rekomanduara për trajtimin e ujërave të zeza dhe llumin e gjeneruar nga stacioni për pastrimin e ujërave të zeza për Qytetin e Shkupit.

Debati publik është organizuar në kuadër të projektit për hartimin e “Studimit për finacimin, ndërtimin dhe punën e stacionit për pastrimin e ujërave të zeza për Shkupin – Kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë“.

- Ky projekt ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe kombëtare dhe ndërkufitare për mbrojtjen e mjedisit. Presim që studimi të definojë qasjen më të mirë për financim, ndërtim dhe menaxhim me stacionin për trajtimin e ujërave të zeza që do t’u shërbejë mbi 600,000 banorëve, deklaroi ministri Izairi.

Përpunimi i Studimit financiarisht është mbështetur nga Fondi për studime dhe ndihmë në sektorin privat – FASEP dhe nga Qeveria e Francës në vlerë prej 729 mijë euro.

Në këtë ngjarje të pranishmëve iu drejtuan edhe ambasadorja e Francës në Maqedoni Lorens Oer dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski.