U mbajtë konferenca kombëtare e ujërave

ameti3(06.10.2016) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, e hapi Konferencën kombëtare të ujërave, qëllimi i të cilës është informimin me kohë për proceset e reformave në sektorin e ujërave, bartëse e të cilit është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetje të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë së Financave (CFCD).

Duke e potencuar rëndësinë e këtyre reformave në sektorin e ujërave ministri Ameti theksoi:

- Objektivi i këtyre reformave është sigurimi i mbrojtjes së mirë të ujërave në Republikën e Maqedonisë përmes reduktimit të humbjeve të uji, vendosjes së sitemit i cili do të mundësoj një menaxhim të mirë me infrastrukturën për furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza dhe përmirësimin e shërbimit të qytetarëve nëpërmjet të çmimit më ekonomik në dispozicion. Në reformat e sektorit të ujërave dëshirojmë që t’i inkuadrojmë të gjitha faktorët me qëllim që të kemi mundësi ta zgjedhim modelin më të mirë i cili do t’i integrojë interesat e qytetarëve dhe ofruesëve të shërbimeve ujore. Prandaj edhe këtë proces e zbatojmë nëpërmjet të tri projekteve të mbështetura nga BE-ja me të cilat u ofrojmë mbështetje ndërmarrjeve publike komunale dhe Komisionit Regullatorë të Energjetikës që janë bartësit kryesorë të zbatimit të reformës. Këto janë projektet: Reformat në sistemin e furnizimit me ujë, grumbullimi dhe pastrimi i ujërave të zeza urbane, EuropeAid/136063/IH/SER/MK; Zhvillimi i studimit kombëtar të ujit, EuropeAid/136505/IH/SER/MK; Reformat në sektorin e ujrave në nivel kombëtar, EuropeAid/136828/IH/SER/MK.

Reformat në sektorin e ujrave mbështeten edhe me realizimin e një varg projekteve të tjera të tilla si rritja e ndërtimit të stacioneve për trajtim, përmirësimi i rrjeteve të kanalizimit në disa zona urbane si dhe hartimi i dokumentacionit teknik në Qytetin e Shkupit.

Fjalim përshëndetës mbajti edhe ambasadori i BE-së në Maqedoni E.T. Samuel Zhbogar