U mbajt takimi inicues për përpunimin e Listave të Kuqe Kombëtare në Republikën e Maqedonisë

DSC_0097

Sot, me mbajtjen e takimit inicues të palëve të tanguara filloi përpunimi i Listave të Kuqe Kombëtare në Republikën e Maqedonisë. Ky aktivitetet u realizua si komponenta e dytë e projektit të FEG/UNEP “Arritja e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv të zonave të mbrojtura dhe mbajtja e biodiversitetit në planifikim të shfrytëzimit të tokës”.

- Vendosja e mbrojtjes së integruar të natyrës dhe sigurimi i një gjendjeje më të volitshme të specieve dhe habitateve të tyre, paraqet qëllimin prioritar të MMJPH. Me këtë do të sigurohet avancimi dhe implementimi i Direktivës për ruajtjen e habitateve natyrore dhe i florës dhe faunës së egër dhe Direktivës për ruajtjen e shpezëve të egra, si instrumente më të rëndësishme të BE-së për mbrojtjen e natyrës – theksoi u.d. drejtoresha e Drejtorisë së Mjedisit Jetësor Biljana Zefiq  në fjalimin e saj përshëndetës. Sipas saj, përpunimi i Listave të Kuqe paraqet një nga aktivitetet më të rëndësishme të MMJPH në fushën e mbrojtjes së natyrës që njëherësh është edhe detyrim ligjor dhe një nga veprimet prioritare të Strategjisë Kpmbëtare për Mbrojtjen e Natyrës 2017-2028.
3Përpunimi i një pjese të Listave të Kuqe të specieve të kërcënuara të egra në kuadër të këtij projekti do të paraqesë një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e MMJPH në rritjen e efikasitetit të mbrojtjes dhe avancimit me komponentet e biodiversitetit në nivel kombëtarë. Listat e Kuqe Kombëtare të përgatitura pas sjelljes së tyre do të kenë funksion aplikativ në punën e përditshme të Sektorit të Natyrës në Drejtorinë e Mjedisit Jetësor, në kuadër të zbatimit të procedurave administrative për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndtueshëm të biodiversitetit.

Kjo ngjarje u organizua nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me ,mbështetje të Unionit Botëror për Mbrojtjen e Natyrës (IUCN) – Zyrës për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore  (ECARO) me seli në Beograd nga programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin Jetësor (UNEP).