U mbajtën debate publike mbi Projekt Planin dhe për Vlerësimin Strategjik të ndikimit ndaj Mjedisit të Planit të Menaxhimit të PK Galiçica

Më 17.02.2021, të organizuar nga Institucioni Publik Parku KombëtarGaliçica dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, u mbajtën debate publike online mbi Projekt Planin e Menaxhimit të Parkut Kombëtar Galiçica për periudhën 2021-2030 dhe Projekt Raportin e Vlerësimit Strategjik të ndikimit ndaj mjedisit të Planit të Menaxhimit.

Javna rasprava_NP GalicicaNë debatin e parë publik morën pjesë 67 përfaqësues të publikut profesional dhe të gjerë. Drejtori i Drejtorisë së Mjedisit Jetësor Hysen Xhemaili, në fjalën e tij përshëndetëse ju dëshiroi të pranishmëve një ngjarje të suksesshme dhe u shprehu mirënjohje për zhvilluesin e Planit të Menaxhimit PK Galiçica, Institucioni Publik PK Galiçica, i Fondit të Natyrës Prespa-Ohër – PONT i cili siguroi mbështetje financiare për përgatitjen e tij, si dhe për të gjitha institucionet dhe profesionistët që kanë dhënë kontributin e tyre. Draft Plani i Menaxhimit u përgatit në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës dhe Rregulloren për përmbajtjen e Planeve të Menaxhimit dhe programeve vjetore për mbrojtjen e natyrës, për të cilat u dakorduan të gjithë pjesëmarrësit. Diskutuesit mirëpritën Planin e Menaxhimit të përgatitur në mënyrë të pavarur nga të punësuarit eIPPK Galiçica me mbështetjen e MMJPH.

Në debatin e dytë publik morën pjesë 37 përfaqësues të publikut të gjerë dhe profesional. Raporti është përgatitur në përputhje me rregulloret pozitive nga fusha e mjedisit dhe i vlerëson të gjitha ndikimet, përfshirë ato kumulative në Planin e Menaxhimit të Mjedisit dhe natyrën e parkut kombëtar. Në debatin publik mori pjesë zëvendës ministrja e Mjedisit Jetësor Hristina Oxhaklieska,e cila e potencoi pjesëmarrjen e ekspertëve nga MMJPH, veçanërisht nga Sektori për Planifikimin Hapësinor, të cilët përmes Raportit Strategjik të Vlerësimit të Mjedisit në të kaluarën, theksuan ndikimet e mundshme negative në mjedis, duke parandaluar kështu degradimin e kësaj pasurie natyrore.

Procedura për konsultime me publikun do të zgjasë deri më 27.02.2021. Deri në këtë datë, IPPK Galiçica dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor , i presin vërejtjet, rekomandimet dhe komentet në lidhje me dy dokumentet me shkrim.