Nurhan Izairi : Komuna e Zhelinës shembull i mire i zbatimit me kohë të të gjitha projekteve të parapara ekologjike

zelino1(08.01.2016) Sot, mimistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, në kuadër të aktiviteteve për thellimin e bashkëpunimit me pushtetet vendore në mbrojtjen e mjedisit jetësor, vizitoi komunën e Zhelinës me ç’rast zhvilloi një takim pune me kryetarin e komunës Fatmir Izairi dhe me kuadrin udhëheqës të komunës.

Duke shprehur kënaqësinë nga bashkëpunimi i deritashëm me pushtetin vendor, ministri Izairi theksoi se komuna e Zhelinës është një nga komunat më të përkushtuara në zgjidhjen e problemeve në mjedisin jetësor dhe është shembull i mirë për zbatim me kohë të të gjitha projekteve të parapara ekologjike.

Si rezultat i aktiviteteve të përbashkëta deri tani janë realizuar projektet për ndërtimin e kanalizimit fekal në vendbanimin Zhelinë, pastaj në Strimnicë, ndërsa para pak kohësh edhe në Pallaticë dhe Trebosh. Gjithashtu, me iniciativë të kryetarit të komunës Fatmir Izairi, u shqyrtua propozimi për përfshirjen e komunës së Zhelinës në sistemin e ujësjellësit rajonal, i cili do të përfshijë katër komuna nga Rajoni i Pollogut me çka përgjithmonë do të zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të popullatës së këtij rajoni me ujë cilësor për pije. U shqyrtuan e dhe mundësitë për sigurimin e burimeve financiare shtesë të domosdoshme për realizimin e këtij projekti.

Duke rumbullakuar problematikën me furnizimin me ujë dhe me rrjetin e kanalizimit, u arrit një konkluzion i përbashkët se në periudhën e ardhshme duhet të mendohet për realizimin e stacionit të pastrimit të ujërave të zeza me çka në tërësi do të zgjidheshin problemet në sferën trajtimit të ujërave.

Si pikë e posaçme u shqyrtua edhe çështja e deponisë rajonale për mbeturina komunale, në të cilën duhet të përfshihet edhe komuna re Zhelinës.