NUREDINI: Jemi duke punuar për të siguruar kredinë nga BERZH për vendosjen më të shpejtë të sistemit rajonal për menaxhimin me mbeturinat

НУРЕДИНИ Работиме на обезбедување на заемот од ЕБОР за што поскоро воспоставувањеMinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini realizoi takim pune me drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Shkup, Andi Aranitasi në të cilin takim u diskutua për aplikimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për kredi prej 55 milionë euro për vendosjen e një sistemi rajonal për menaxhim të integruar me mbeturinat në pesë rajonet planore. Kredia është paracaktuar për ndërtimin e infrastrukturës bazë, përkatësisht deponive rajonale, stacionet e transferimit, prokurimin e kontejnerëve dhe automjeteve. Aktualisht po punohet në finalizimin e dokumentacionit të nevojshëm për të siguruar kredinë.  

Gjithashtu u diskutua edhe për aplikacionet për kredi për projektin: Zgjidhjet energjetike për të përmirësuar shpenzimet operative dhe karakteristikat e stacioneve për pastrimin e ujërave të zeza në Maqedoninë e Veriut.