Nuredini: Vazhdon bashkëpunimi me Çekinë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes së vlerave natyrore

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini zhvilloi një takim përshëndetës me ambasadorin e Republikës së Çekisë në Maqedoninë e Veriut, E.T. Miroslav Toman. Në takim u shpreh kënaqësia për zhvillimin pozitiv të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mjedisit, si dhe interesi për thellimin e tij me përkushtim të theksuar për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së natyrës.

Sredba_Nuredini_Ambasador_Ceska

Në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e vlerave natyrore, si një ndër prioritetet kyçe të MMJPH-së, e me këtë edhe potencialin e madh për mbrojtje, është iniciuar një aktivitet i përbashkët për shënimin e shtigjeve alpinistike në malin Sharr, që me shpalljen e fundit është parku kombëtar më i ri në vend.