Nuredini – Petrovska: Rritja e koordinimit dhe kontrollit inspektues të burimeve të ndotjes

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini kishte një takim pune me drejtoreshën e sapo emëruar të Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Ana Petrovska.

Duke qenë se sezoni i ngrohjes ka filluar, dhe kështu vlerat e parametrave për kontrollin e cilësisë së ajrit janë më të larta, në takim u diskutua për prioritizimin e duhur të burimeve të ndotjes, shkëmbimin e dokumentacionit të nevojshëm për inspektime më të suksesshme, dhe mbi të gjitha koordinimin dhe forcimin e inspektimeve në industri, por edhe të burimeve të stacionuara të ndotjes me më pak kapacitet.