NUREDINI: Patjetër duhet të ketë bashkëpunim që të merremi me mbeturinat 

Në takimin e sotëm me kryetarët e rajonit planor Jugperëndimor dhe atë të Pellagonisë, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini së bashku me Sekretaren Shtetërore Kaja Shukova dhe ekipin e ekspertëve të Ministrisë i njoftuan kryetarët për aktivitetet e ardhshme për vendosjen e sistemit për menaxhimin me mbeturinat për këto rajone.  

Fokusi nuk ishte vetëm informimi i kryetarëve të komunave për statusin e projektit, për të cilin pas studimit të përgatitur nga BERZH është marrë përgjigje pozitive në kërkesën e Qeverisë për fillimin e procedurës për marrjen e kredisë për ndërtimin e sistemit, por edhe për të dëgjuar mendimet e tyre, të ofrohet mbështetje e procesit dhe të mobilizohen burimet e disponueshme për shkak të efikasitetit më të madh të zbatimit.  

Kryetarët shprehen gatishmërinë e tyre për bashkëpunim, duke qenë se zgjidhja e problemit të menaxhimit me mbeturinat është në krye të agjendave të tyre.