Nuredini: Aktivitetet po vazhdojnë – Mali Sharr do të marrë trajtimin që meriton 

SharaMe ngjarjen “ BARDHËSIA E SHARRIT, BUKURIA E SHARRIT”që u organizua sot në qendrën e skijimit Kodra e Diellit, për herë të parë u hap sezona e skijimit në kuadër të Parkut të ri Kombëtar, i katërti në vend – Mali Sharr.

- Sot praktikisht promovojmë dhe prezantojmë se si është e mundur të sigurohet zhvillim i qëndrueshëm ekonomik duke ruajtur vlerat natyrore – theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, duke u shprehur se me Zgjidhjet e Mbështetura tek Natyra, shërbimet e ekosistemit, blegtorinë tradicionale dhe bujqësinë organike, por edhe me zhvillimin e ekoturizmit do të mbrojmë natyrën autentike, pasurinë kombëtare të biodiversitetit, mjedisin e pastër dhe të shëndetshëm, por edhe do të sigurojmë zhvillimin socio-ekonomik të zonës.

Në këtë ngjarje u promovua edhe Propozim-Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar Mali Sharr, i cili u përgatit IUCN, me ndihmën e UNEP-it, dhe për të cilin do të zhvillohen konstultime publike dhe do të mbajnë debate publike.

Mesazhi i dërguar nga Kodra e Diellit është se aktivitetet po vazhdojnë dhe  në vazhdimësi po realizohen që kjo vlerë natyrore të marrë trajtimin që meriton.

Në këtë ngjarje fjalim kishin edhe Drejtori i Elem Tours, Adem Avziu, Drejtori i PK Mali Sharr, Ibrahim Dehari dhe përfaqësuesi i ekipit të ekspertëve që përgaditi Draft-Planin e Menaxhimit të PK Mali Sharr.