Procesi i akreditimit të Laboratorit Qendror do të përfundojë së shpejti

Ministri Nuredini realizoi një takim pune me Drejtorin e Institutit për Akreditim të RMV Slobodan Çokrevski ku biseduan rreth përfundimit të procesit të akreditimit të Laboratorit Qendror të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Në fakt, në Laboratorin Qendror, ka përfunduar zbatimi i Sistemit të Cilësisë, i cili parashikon standardin për laboratorin e akredituar ISO 17025. Këto ditë, Laboratori do të paraqesë një kërkesë në Institutin e Akreditimit për të kontrolluar aftësinë për përmbushjen e standardeve të përshkruara dhe zyrtarisht do të pajiset me certifikat për laborator të akredituar.