Ministri Nuredini realizoi një takim pune me ambasadoren e Rumanisë Monika Aksinte

Në takimin e sotëm midis ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe ambasadores së Rumanisë E. S Adela – Monika Aksinte u riafirmua mbështetja e vazhdueshme që Qeveria e Rumanisë i jep pa mëdyshje procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Rumania njeh potencial të madh për investime të reja nga ndërmarrjet rumune, veçanërisht për investime në industrinë e riciklimit të mbeturinave. Përmes krijimit të ekonomisë rajonale, tregu bëhet tërheqës për kompanitë ndërkombëtare.

Ministri Nuredini falënderoi për mbështetjen e Qeverisë së Rumanisë dhe prezantoi mundësitë e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe menaxhimit të ujërave. Thellimi i bashkëpunimit dypalësh institucional në fushën e mjedisit jetësor, veçanërisht në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe ujërave, realizohet në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Ministrisësë ujërave dhe pyjeve të Rumanisë, nënshkruar në vitin 2019.