Ministri Izairi u takua me ambasadoren e Gjermanisë Alltëhauzer

(25.03.2015) Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, realizoi takim pune me ambasadoren e Gjermanisë në R. e Maqedonisë, E.S. Kristine D. Alltëhauzer.

germanska ambasada   germanska ambasada 1

Në këtë takim, ministri Izairi dhe ambasadorja e Gjermanisë Alltëhauzer i shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit midis dy shteteve në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, duke e shprehur gatishmërinë për realizimin e përbashkët të projekteve të mundshme.

Ministri Izairi, njëkohësisht dhe i shprehi ngushëllime ambasadores për shkak të vdekjes së pasagjerëve gjerman gjatë rrënimit të djeshëm të aeroplanit të kompanisë “Germanvings”.