Ministri Izairi në konferencën për shfrytëzimin e mbeturinave si mundësi investuese në Republikën e Maqedonisë

1_(21.10.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, mbajti fjalim në hapjen e konferencës me temë: „Shfrytëzimi i mbeturinave si mundësi investuese në Maqedoni“, të cilën e organizon Asiciacioni i Maqedonisë për menaxhim me mbeturina të ngurta-МаSVА.

Мinistri Izairi shprehu kënaqësinë që në këtë konferencë ndërkombëtare do të diskutohet për menaxhimin me mbeturinat nga perspektiva e shfrytëzimit të mbeturinave si mundësi investuese në Maqedoni dhe e cila njëkohësisht do të mundësojë këmbimin e përvojave ndërkombëtare dhe zgjerimin e horizonteve nga kjo sferë.

- Shpresoj se konferenca e sotme do të kontribuoj në Maqedoni të forcohet sektori që vepron për menaxhimin me mbeturinat, do të fillojnë masat për përmirësimin e gjendjes dhe do t’i nxisë të veprojnë të gjithë faktorët nga të cilët varet implementimi praktik dhe i suksesshëm i politikave dhe qëllimeve të vëna – theksoi ai në fjalimin e tij.

Në konferencë, sipas kryetares së МаSVА-as Daniella Nelepa, morën pjesë 14 ekspertë të huaj nga sfera e menaxhimit me mbeturina, por edhe shkencëtarë të vendit dhe ndërkombëtar, biznesmenë dhe përfaqësues të pushteteve lokale nga shtetet anëtare të BE-së, të cilët në kuadër tri sesioneve të konferencës i paraqitën pikëpamjet e tyre për arritjet më të reja shkencore dhe teknologjike në sferën e menaxhimit me mbeturina.