Ministri Izairi dhe Kryetarja Arifi mbikqyrën punimet në f.Poroj

(24.08.2015) Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z.Nurhan Izairi dhe Kryetarja e komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi, mbikqyrën punimet në f.Poroj të cilat janë në fazën përfundimtare. Ura në pjesën e epërme të f.Poroj e cila ishte një çështje mjaftë jetike për banorët e fshatit, sot do të filloj të ndërtohet dhe gjithashtu do të vazhdojnë punimet intenzivishtë në pjesët tjera të këtij vendbanimi, dëri në rrumbullaksimin e tërësishëm të punimeve në këtë fshat.