Мinistri Ameti zhvilloi një takim pune me ambasadorin hungarez Laslo Ishtvan Duks

ungarski-ambasador-vo-mzspp_4(15.09.2016) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, sot zhvilloi takimin e parë të punës me ambasadorin e ri të Hungarisë në Republikën e Maqedonisë Laslo Ishtvan Duks.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime për gjendjen në mjedisin jetësor dhe përvojat për tejkalimin e sfidave me të cilat po përballemi në këtë sferë.

Ministri Ameti dhe ambasadori Duks shprehën kënaqësi të ndërsjellë nga bashkëpunimi i deritashëm i mirë i dy shteteve në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe i shqyrtuan mundësitë për përparimin e tij.