Мinistri Ameti zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Francës Timonie

bashkim-ameti1(Më 07.10.2016) Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, sot realizoi një takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, Kristijan Timonie. Në takim u diskutua për rezultatet pozitive që dolën nga bashkëpunimi i deritanishëm i shkëlqyer midis dy shteteve në sferën e mjedisit jetësor.

Theks i posaçëm iu vu aktiviteteve të përbashkëta në sferën e ndryshimeve klimatike dhe Traktatit të Parisit, por u shqyrtuan edhe mundësitë për hapjen e bashkëpunimit edhe në sfera të tjera të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe resurseve natyrore.

Мinistri Ameti duke i dëshiruar një mision diplomatik të suksesshëm ambasadorit të sapoemëruar francez në vendin tonë, shprehi bindjen se bashkëpunimi i mirë midis dy vendeve në këtë sferë, jo vetëm që do të vazhdojë por ai edhe më tej do të avancohet.