Мinistri Ameti zhvilloi takim pune me ambasadorin e Italisë Romeo

slika_ital-ambas-3(20.09.2016) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, zhvilloi takimin e parë të punës me ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë Karlo Romeo.

Në këtë takim u diskutua për rezultatet pozitive që rezultuan nga bashkëpunimi i deritashëm i shkëlqyer midis dy shteteve në fushën e mjedisit jetësor, ndërsa theks i veçant u vu në mundësitë për realizim të përbashkët të një sërë projekteve nga sfera e menaxhimit me resurset ujore dhe natyrën.

Ambasadori Romeo theksoi se një ndër prioritetet e tij do të jetë mjedisi jetësor si dhe ndihma gjatë proceseve integruese për afrim të R. së Maqedonisë drejt bashkimit Evropian.

Ministri Ameti shprehu bindjen se ky takim do të jetë fillim i shkëlqyer i bashkëpunimit të mirë dhe të ngushtë.