Njihet ndërkombëtarisht puna e Qendrës Informative të Mjedisit Jetësor të Maqedonisë

20160525_120219MEICRepublika e Maqedonisë, e përfaqësuar nga Qendra Informative e Mjedisit Jetësor e Maqedonisë (QIMJM) pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, për herë të dytë e fitoi shpërblimin për përparimin më të rëndësishëm në Raportin për inventarin e substancave ndotëse të ajrit nga shtetet-nënshkruese të Konventës për bartjen ndërkufitare të aerondotjes.

Shpërblimi u nda në EIONET/EMEP/TFEIP – puntorinë ndërkombëtare të trupave punese teknike nën Konventën, në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Mjedisit që u mbajtë më 17 dhe 18 maj në Zagreb.

Kjo mirënjohje për përparimin permanent në monitorimin dhe hartimin e inventarit të substancave aerondotëse njëherësh konribuon edhe në rritjen e renomesë së shtetit tonë dhe paraqet një vërtetim për cilësinë e arritur evropiane në punën e QIMJM.

Raporti hartohet si detyrim për shtetet-nënshkruese të Konventës për bartjen ndërkufitare të aerondotjes (CLRTAP) të miratuar në vitin 1979. Коnventa hyri në fuqi në vitin 1983 dhe punon për koordinimin midis vendeve për ndërmarrjen e masave për reduktimin e emisioneve dhe për respektimin e standardeve të përbashkëta për emisionet në ajër. Republika e Maqedonisë e ratifikoi dhe nënshkroi konventën më 17.11.1991.

Me qëllim të implemtimit të kërkesave të konventës, drejt sajë janë miratuar tetë protokolle të cilat Republika e Maqedonisë i ratifikoi në vitin 2010. Një nga kërkesat themelore është inventarizimi ( llogaritja e emisioneve të substancave ndotëse në ajër) në nivel vjetor për sektorë. Republika e Maqedonisë e përmbush këtë detyrim në nivel vjetor me përgatitjen e inventarit ndërsa këtë vit përfaqësuesit e QIMJM me mbështetje të ekspertëve austriakë në kuadër të projektit aktual Tvining hartuan edhe Raportin informativ të inventarit për vitin 2014.

Përllogaritja e emisioneve i përfshinë substancat ndotëse të cilat janë përkufizuar në LRTAP dhe tetë protokollet e saja: Substancat kryesore (SO2, NOx, CO, NMVOC, NH3), grimcat e forta (TSP, PM10 dhe PM2,5), metalet e rënda (Cd, Pb, Hg, As, Cr, Cu, Ni, Se dhe Zn) dhe substancat e rënda organike degraduese.Informacionet kyçe për aktivitetet të cilat janë të nevojshme për llogaritjen e emisioneve të substancave ndotëse, janë bilancet energjetike kombëtare, raportet statistike vjetore, publikimet e Entit Shtetëror të Statistikës në sektore si dhe raportet për emisionet në ajër nga instalimet.

Republika e Maqedonisë për herë të parë e fitoi këtë shpërblim në Bern, Zvicër në vitin 2012.