Mbështetje maksimale nga Këshilli kombëtar për mbrojtjen e natyrës për procedurat e zhvilluara nga MMJPH

studen-blato1Sot, u mbajt takimi i parë i Këshillit kombëtar për mbrojtjen e natyrës, në të cilin, në përputhje me Rendin e ditës u shqyrtua dhe u miratua Rregullorja e punës dhe u diskutua për aktivitetet aktuale të mbrojtjes së natyrës dhe procedurat për shpalljen e zonave të mbrojtura. Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në rolin e kryetarit të Këshillit, shprehu mirënjohjen e tij për anëtarët e Këshillit kombëtar për mbrojtjen e natyrës për pjesëmarrjen në takim dhe shprehu besimin se ekspertiza dhe përvoja e tyre do të kontribuojë shumë në përshpejtimin e proceseve dhe mbrojtjen e duhur të trashëgimisë natyrore kombëtare. Këshilli kombëtar për mbrojtjen e natyrës, i cili u krijua në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e natyrës, dha mendime pozitive mbi propozimet për shpalljen e Maleshevës dhe Vodnos në kategorinë – Zonë e mbrojtur, për propozimin për shpalljen e Studençishko Blatossi zonë e mbrojtur në kategorinë – Park i natyrës, për propozimin për shpalljen e Kanionit të Matkës si zonë të mbrojtur në kategorinë – Monument i natyrës, si dhe për propozimin për nominimin e Liqenit të Ohrit dhe StudençishkoBlatos në listën Botërore Ramsar.

Nga të gjithë të pranishmit u shpreh kënaqësia dhe mbështetja maksimale e aktiviteteve dhe procedurave të drejtuara nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në nivel kombëtar.