Makraduli me përfaqësuesit e Nirnbergut bisedoi për përballjen me problemin e ndotjes së ajrit

makraduli_1(27.02.2018.) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, zhvilloi sot një takim pune me përfaqësues të qytetit të Nirnbergut të Gjermanisë dhe me përfaqësues të Qytetit të Shkupit, ku u diskutua për problemin aktual evropian të ndotjes së ajrit në qytete dhe masat që të dy vendet po ndërmarrin për të përmirësuar cilësinë e ajrit në zonat urbane.

Në këtë takim, zëvendësministri Makraduli, zëvendësprefekti për mjedisin dhe shëndetin e qytetit të Nirnbergut, dr. Peter Plushke dhe eksperti në fushën e parandalimit të ndotjes së ajrit në qytetin e Nirnbergut Peter Herzerner nga delegacionit gjerman dhe përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit shkëmbyen përvoja dhe idetë për gjetjen e shkaqeve të ndotjes së ajrit, të cilat do të kontribuojnë në zbatimin e masave më efikase afatshkurtra dhe afatgjata për përballjen me pasojat.

Një nga aktivitetet kyçe që qeveria gjermane ka ndërmarrë në zgjidhjen e këtij problemi është miratimi i një ligji të veçantë për ngrohjen e amvisërive, ku saktësisht është përcaktuar se çfarë lloje të ngrohjes mund të përdoren dhe cilat standarde duhet të plotësohen nga qytetarët.

Mysafirët nga Gjermania i mirëpritën të gjitha aktivitetet e ndërmarra paraprakisht nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë, të cilat janë në përputhje me politikat e Qeverisë dhe që nënkuptojnë qasje të integruar dhe të koordinuar të të gjithë faktorëve dhe sektorëve të përfshirë në trajtimin më efikas të problemit të ndotjes ajrit në zonat urbane në Maqedoni.