Makraduli viziton Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

(24.04.2018) Sot, Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Jani Makraduli po qëndron në Vjenë për një vizitë pune në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (International Atomic Energy Agency-IAEA).

Gjatë vizitës, zëvendësministri Makraduli zhvilloi një takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë, Jukia Amano dhe zëvendës drejtorët e Energjisë Bërthamore, Mihail Çudakov, për sigurinë bërthamore, Huan Karlos, për bashkëpunimin teknik Lentiho Dazu Jang dhe për shkencën dhe aplikimin bërthamor, Aldo Filo Malavasi. Ai gjithashtu vizitoi Njësinë për Evropën / Sektorin për Bashkëpunim Teknik.

Në takimet, aktivitetet e përbashkëta u përqendruan në mbrojtjen e mjedisit në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe parandalimin e ndotjes së ajrit. Përveç kësaj, u diskutuan mundësitë për projekte të përbashkëta që mbështesin Laboratorin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor në fushën e monitorimit me ndihmën e izotopeve bërthamore, si dhe zbulimin e metaleve të rënda në strukturën e grimcave PM 2.5.

Gjatë qëndrimit të tij në Vjenë, zëvendësministri Makraduli u takua edhe me Filip Sholc, drejtor menaxhues i Programit të UNIDO-s për Zhvillim dhe Program Bashkëpunimi Teknik të Organizatës së Zhvillimit Industrial të Kombeve të Bashkuara. Përveç bisedimeve mbi aktivitetet e përbashkëta të vazhdueshme, në këtë takim po zhvillohen bisedime për të gjetur mënyra për të mbështetur zgjidhjen e përshpejtuar të problemit të ndotjes së Lindenit në lokacionin OHIS. Përveç kësaj, u hapën tema për përfshirjen e qyteteve nga Republika e Maqedonisë në programe të tjera ku UNIDO është një partner, si “Qytetet e Qëndrueshme” dhe “Platforma Globale”.