MAKRADULI: Maqedonia ka një agjendë ambicioze për arritjen e qëllimeve të klimës dhe energjetikës 2030

makraduli_viena1Zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, nga 8-10 tetor, qëndëroinë Vjenë në një takim të Grupit të dytë Teknik të Punës për Energjetikë dhe Klimëtë mbajtur në Sekretariatin e Komunitetit të Energjetikës.

Në këtë takim u prezantua dhe u diskutua Raporti i rishikuar për llogaritjen e qëllimeve dhe gjetjeve për arritjen e qëllimeve klimatike dhe energjetike të Komunitetit Evropian të Energjetikës deri në vitin 2030.

Raporti synon të zhvillojë një metodologji dhe një vlerësim sasior që do të përcaktojë mënyrat e mundshme për të arritur objektivat e llogaritura për efikasitetin enerjetikë, përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe reduktimin e emetimeve të gazrave serrë në marrëveshjen kuadër të Komunitetit të Energjetikës.

Në diskutimet në të cilat, përveç përfaqësuesve të Palëve Kontraktuese, u kyçën edhe ekspertë teknikë, përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe shoqëria civile, u theksua rëndësia e përcaktimit në kohë dhe të harmonizuar të synimeve deri në vitin 2030 dhe u theksua se nevojiten punë të mëtejshme në nivel teknik për zhvillimin e një metodologjie që do të pasqyrojë në mënyrë adekuate nivelin e ambicjes së barabartë drejt BE-së.

Palët e Komunitetit të Energjetikës kanë miratuar një Rekomandim për përgatitjen për zhvillimin e planeve të integruaraenergjetike dhe klimatike dhe kanë filluar me përgatitjet paraprake për zhvillimin e tyre.

Në këtë ngjarje, zëvendësministri Makraduli informoi për aktivitetet e Republikës së Maqedonisë, duke theksuar se shteti është në fazën e hartimit të një strategjie të integruar për energjetik dhe klimë, me një vizion të qartë të përmbushjes së kërkesave të objektivave në efikasitetin e energjetikës, burimet e ripërtërishme të energjisë dhe reduktimin e emetimeve të gazrave serrë, sipas standardeve të BE-së. Sipas tij, Maqedonia ka një agjendë ambicioze krahasuar me vendet e tjera në komunitetin e energjetikës.