Maqedonia po e zhvillon studimin nacional për tarifën e ujit

2-3(15.01.2015) – Ndaj ujërave si një e mirë e përgjishshme, duhet të sillemi me kujdes të veçantë, duke mbajtur llogari për ndikimin tonë ndaj tyre, por edhe për atë se në çfarë mënyre dhe në çfarë sasie i shfrytëzojmë ato. Pikërisht ky projekt, ishte orintuar drejt hartimit të Studimit për tarifat e ujit, i cili i propozoi instrumentet ekonomike për shfrytëzimin e ujërave dhe metodologjinë, në bazë të së cilës do të llogaritet shfrytëzimi i ujit, pa marrë parasysh se me shfrytëzim nënkuptojmë lëshimin e e ujërave të zeza apo shfrytëzimin e ujit- theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi në hapjen e konferencës për përfundimin zyrtar të projektit: ”Zhvillimi i studimit nacional për tarifat e ujit” e cila u mbajt sot në Qendrën informative të BE-së në Shkup.

Projekti, shfrytëzues i fundit i të cilit është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, është në vlerë prej 785 000,00 eurosh, mjete këto të siguruara nga Bashkimi Europian, ndërsa është realizuar nga Konsorciumi EPTISA dhe GEING.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të vendos instrument ekonomik për implementimin e hapave të parë në zbatimin e parimit “ndotësi paguan” në sektorin e ujërave, që lidhet me qëndrueshmërinë financiare të projekteve të ardhshme investuese.

Ky projekt ka për qëllim të hartojë një Studim nacional tarifor për ujin për vendosjen e një instrumenti ekonomik për sistem të balancuar të çmimeve të shërbimeve të ujit dhe për menaxhim të qëndrueshëm financiar me projektet investuese.

Më tej, qëllimet specifike përfshijnë: Vendosje të themelit për reformat që do të pasojnë në sektorin e ujërave, krijimin e tarifave në pajtim me parimet e BE-së dhe përvojat më të mira europiane, zhvillimin i një instrumenti ekonomik për zbatimin e hapave të parë nga parimi shfrytëzuesi paguan dhe mbulimi i shpenzimeve për shërbimet dhe sigurimin e menaxhimit të qëndrueshëm financiar me projektet investuese në sektorin e ujërave.

Ministria planifikon që nga muaji i ardhshëm ta fillojë procedurën e konsultimit për ligjin e përcaktimit të tarifave të ujit. Njëherësh, vendosja e kornizës institucionale juridike të qëndrueshme për përcaktimin e tarifave për shfrytëzim të ujit është kusht për zbatimin e investimeve në sektorin e ujërave. Pa sigurimin e sistemit të qëndrueshëm të financimit nuk mund të presim që stacionet e reja të ndërtuara për pastrimin e ujërave të zeza do të jenë funksionale dhe as që mund të presim që Be-ja dhe donatorët tjerë të na ndihmojnë në përmbushjen e detyrimit për pastrimin e ujërave të zeza urbane.